Shkodër, është ulur numri i vrasjeve, shqetësues mbeten vjedhjet - Ora News- Lajmi i fundit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Viti 2015 ka shënuar një ulje me rreth 50% të krimeve të rënda në qarkun e Shkodrës.
Një fakt të tillë e pranon numri një i policisë së qarkut Shkoder, Lorenc Panganika gjatë një komunikimi me mediat. Ajo që mbetet shqetësuese në qarkun Shkoder janë vjedhjet, të cilat kanë njohur rritje.
Lorenc Panganika: ?Siç ju jeni informuar niveli i krimeve të rënda është ulur në qarkun e Shkodrës. Kemi një ulje me 50 % të krimeve të rënda. Ky është një tregues pozitiv. Për vrasjet e mbetura pa autor, ne analizojmë në mënyrë të veçantë.Kemi dosje të cilat i diskutojmë me prokurorinë për të filluar hetimet.Ne jemi në një fazë analize në mbylljen e fundvitit dhe shqetësim kryesor për ne mbeten problemet e vjedhjeve të cilat kanë faktor social ekonomik. Për masat e 2016 ne kemi shpërndarë pyetsorë dhe institucioneve të ndryshme dhe subjekteve fizikë juridikë dhe qytetarëve të ndryshëm sipas kategorive të caktuara. Jemi duke i mbledhur këto pyetsorë duke parë shqetësimet dhe problematikën që i shqetësojnë qytetarët dhe komunitetin në bazë të tyre organizohet dhe planifikimi dhe objektivat për vitin 2016.?

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-eshte-ulur-numri-i-vrasjeve-shqetesues-mbeten-vjedhjet/

Recommended