Shpërthen granata mes fëmijëve, vdes 6-vjeçari e plagosen 3 të tjerë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një fëmijë ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate në fshatin Greps të komunës Nikël të Krujës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00 në një arë pranë shtëpisë ku banon familja Tema.Mësohet se 4 vogëlushët, të cilët i përkasin moshës 6 deri në 10 vjeç kanë qenë duke luajtur në momentin kur sipas policisë ka ndodhur shpërthimi. Fëmijët janë sjellë me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën më i vogli prej tyre.Tre të tjerët janë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e para të policisë dyshohet se tragjedia e familjes Tema është shkaktuar nga shpërthimi i një granate të vjetër, e cila ndodhej prej vitesh në zonën pranë shtëpisë së tyre.

Recommended