CEFTA, Serbia braktis tryezën - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Gjatë takimit të përbashkët të vendeve pjesëmarrëse të marrëveshjes tregtare CEFTA, Serbia braktisi tryezën me argumentin se nuk mund të ulet në të njëjtën tavolinë ku Kosova është e përfaqësuar si shtet. Gjithsesi takimi pati një produkt tjetër i cili pavarësisht mos marrveshjeve politike, u pranua nga të tete vendet anëtare.
Zv.ministri i bujqësisë sqaroi se ato rane dakort të importojnë dhe eksportojnë produktet bujqësore pa paguar asnjë tarifë doganore shtesë. "Me kënaqësi konstatojmë se pas shumë bisedimesh dhe procedurash të gjata, tani ka hyrë në fuqi protokolli shtesë për të gjitha vendet që kanë nënshkruar CEFTA-n. Nuk do të ketë më tarifa doganore për produktet bujqësore. Nga ana tjetër kjo marrëveshje ka rritur ndjeshëm edhe shkëmbimet tregtare mes vendeve anëtare, sidomos me Kosovën, ku eksportet bujqësore nga vendi ynë gjatë vitit 2011 zunë 7.4% të totalit" është shprehur Ndoc Fasllia, zv/ministër i bujqësisë. Deri tani nëpër doganat e vendeve anëtare të marrëveshjes CEFTA paguheshin tarifa të ndryshme të cilat kanë patur si qëllim mbrojtjen e produkteve vendase.

During the joint meeting of the participating countries trade agreement CEFTA, Serbia left the table with the argument that can not sit at the same table where Kosovo is represented as a state. However the meeting was another product which despite not political agreements were accepted by the eight member countries.
Deputy Minister of Agriculture explained that they agreed to import and export agricultural products without paying any extra duty. "With much pleasure to state that after long negotiations and proceedings, now has additional protocol entered into force for all countries that have signed the CEFTA. There will be no customs duties on agricultural products. Somehow this arrangement has significantly increased trade exchanges between member countries, especially in Kosovo, where agricultural exports from our country in 2011 stood 7.4% of the total, "said Ndoc Fasllia, Deputy / Minister of Agriculture. So far through customs CEFTA member countries paid various fees which have been intended to protect domestic products.

Recommended