Serbia tregon “muskujt”, ekspozohet armatimi i vendit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një ditë pas vizitës në Tiranë, presidenti serb aleksandër Vucic ka organizuar këtë të premte një paradë ushtarake madhështore në qytetin e Nishit, ku janë ekspozuar armatime të ndryshme.Në paradë morën pjesë 4000 ushtarë , ndërsa u ekspozuan rreth 300 automjete luftarake,40 aeroplanë, tanke, dhe artileria e rëndë, duke përfshirë dy helikopterë rusë, të drejtuar nga ekipet ruse.Presideni serb Vucic deklaroi gjatë parades se ushtria serbe do të përdoret për mbrojtje dhe jo për sulm.ALEKSANDAR VUÇIÇPRESIDENT I SERBISEUnë shpresoj se nuk do të duhet të përdorim ushtrinë kundër askujt. E gjithë kjo duhet të shërbejë kryesisht si një pengesë kundër një sulmi.Sipas analistëve Serbia ka investuar në ushtri më shumë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, një shumë e cila përllogaretit mbi 700 milionë dollarë .Ndërkohë parada ka ërhequr dhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.Agjencia e lajmeve Associated Press i ka kushtuar një artikull aktivitetit te mbajtur ne kuader të shënimit të Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore.Sipas agjencise, paradë ushtarake është zhvilluar në mes të tensioneve të thelluara midis Kosovës dhe Serbisë dhe demostron aleancen mes Moskës dhe Beogradit.
Recommended