Kosovë, hetohet genocidi serb - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas plot 20 vitesh nga lufta e Kosovës, Gjykata për Krimet Serbe dhe Rezoluta për Gjenocidin do të shkojnë për votim në parlament në seancen e së enjtes. Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.Të njëjtën ditë pritet të votohet dhe themelimi i Komisionit Shtetëror që do të punojë për dokumentimin e gjenocidit.Ashtu siç kam paralajmëruar, sot para Kryesisë së Kuvendit të Kosovës kam paraqitur propozimin që këtë të enjte të mbahet seancë parlamentare për themelimin e një Komisioni Shtetëror i cili do ta ketë si mision konfirmimin, hulumtimin dhe klasifikimin e gjenocidit të kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë.Kreu i kuvendit shtoi se do të  ndërtohet edhe një memorial për viktimat e luftës në Kosovës si dhe një muze, përmes së cilit do të përkujtohet përndjekja e rreth 1 milion shqiptarëve nga forcat serbe.Askush nuk ka te drejtë ta mohojë. Shteti serb duhet të përgjigjet. Nuk është kundër asnjë kombi, por Serbia I mohon? nuk ka qënjie njerëzore të mohojë masakrat. Do e cojmë në OKB , ka mundësi të miratohet në OKB.Ky proces sipas Veselit mund të zgjasë por ai do te finalizohet nderkohe qe pret përkrahjen e të gjitha forcave politike.
Recommended