Katër vjetori i pavarësisë se Kosovës - Vizion Plus - News - Lajme

  • 8 years ago
Në prag të përvjetorit të katërt të pavarësisë së Kosovës, Parlamenti i shtetit më të ri në Ballkan ka mbajtur një seancë solemne. Deputetë të Kuvendit, drejtuesit më të lartë shtetërorë, si dhe trupa diplomatike e akredituar në Prishtinë, ishin të pranishëm në këtë seancë, ku u vlerësuan arritjet e deri tanishme të shtetit të ri, u nderuan dëshmorët e lirisë, si dhe u fol për perspektivën e zhvillimit të vendit. Në fjalën e tij, kryeparlamentari Krasniqi, tha se Kosova, ashtu siç shpalli pavarësinë, do ta ruajë deri në fund emërtimin Republikë. Për katër vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të mbahen një sërë aktivitetesh që do të kulmojnë nesër. Me rastin e pavarësisë, edhe Presidenti i SHBA-ve Obama dhe sekretarja e Shtetit Klinton kanë uruar homologët e tyre. Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, dhe deri më tani është njohur nga 87 vende.

On the eve of fourth anniversary of independence, the Parliament of the newest state in the Balkans held a solemn session. MPs, top state leaders and the diplomatic body accredited in Pristina, were present at this hearing, which assessed progress to date of the new state, was honored martyrs of liberty, and there was talk of perspective country's development. In his speech, Speaker Krasniqi said that Kosovo, as it declared independence, will keep until the end naming Republic. For four years of independence will be held a variety of activities that will be peaks tomorrow. Upon independence, the U.S. President Obama and Secretary of State Clinton have wished their counterparts. Kosovo declared independence on February 17, 2008, and has so far been recognized by 87 countries.

Recommended