Katër koalicione për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Katër koalicione do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 6 tetor, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Koalicioni ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate kanë dorëzuar kërkesën e tyre në KQZ që të marrin pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit.Po ashtu, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, do të garojnë si koalicion në zgjedhjet parlamentare.Koalicioni Vatak, i përbërë nga tri parti (Partia Demokratike Boshnjake, Partia Demokratike Vatan dhe Partia e Bashkuar Boshnjake), po ashtu do të garojnë në një listë zgjedhore.Ndërkaq, koalicioni i katërt i paraqitur në KQZ, i quajtur Sloboda (Liria), përbëhet nga Partia Përparimtare e Kosovës dhe Partia e Re e Kosovës.KQZ po ashtu ka njoftuar se afati për aplikim për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, përfundon më 6 shtator.Zgjedhjet e 6 tetorit vijnë pasi Ramush Haradinaj, më 19 korrik dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit, pasi u thirr në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte nga Prokuroria Speciale në Hagë.Më pas, më 22 gusht, deputetët votuan për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit, duke i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Recommended