Kaos në Podgoricë, 40 të plagosur në protestat për dorëheqjen e kryeministrit - Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 40 persona mes tyre policisë janë plagosur gjatë tubimit masiv të dhunshëm, para godinës së parlamentit në kryeqytetin e Malit të Zi.
Opozita dhe mbështetësit e saj në Malin e Zi protestuan deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, 25 tetor, pas skadimit të ultimatumit që i kishin vënë kryeministrit Milo Gjukanovic për të krijuar një qeveri teknike.
Në protestë morën pjesë më shumë se 5000 vetë.
Protesta nisi fillimisht e paqtë, ndërsa protestuesit bënë thirrje për zgjedhje të parakohshme në Mal të Zi, shtet i cili fitoi pavarësinë nga Serbia në 2006.
Por më pas tensionet u rritën në momentin kur turma iu afrua godinës së parlamentit, e cila ishte e rrethuar nga policia.
Disa protestues nisën të hidhin fishekzjarre në ndërtesë, pas së cilës policia kërkoi që protestuesit të shpërndaheshin. Gjithashtu protestuesit hodhën grurë ndaj forcave të rendit. Mediat kanë raportuar se ka patur edhe të shtëna armësh.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/rajoni/603972/

Recommended