Ora News - Kaos në "Selman Stërmasi", tifozët hyjnë në fushë dhe sulmojnë futbollistët

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Barazimi ndaj Kukësit ka dërguar në 5-të numrin e takimeve radhazi që Tirana nuk merr fitore.

Ky fakt ka revoltuar tifozët kryeqytetas që kanë "thyer" barrierat ndarëse dhe janë futur në fushë. Ata janë drejtuar drejt futbollistëve të Tiranës për t'i hequr fanellën ndërsa kanë tentuar të përplasen fizikisht me to.

"Më datë 06.11.2018, rreth orës 19:50 në përfundim të ndeshjes së zhvilluar midis ekipeve ?Tirana -Kukësi? të zhvilluar në stadiumin ?Selman Stërmasi?, kanë hyrë në fushë disa tifozë të Tiranës ku një pjesë e tyre janë shoqëruar nga shërbimet e policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale" sqaron policia.

E menjëhershme ka qënë edhe ndërhyrja e policisë, të cilët kanë detyruar tifozët të kthehen nën shkallët e stadiumit "Selman Stërmasi".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/video-kaos-ne-selman-stermasi-tifozet-hyjne-ne-fushe-dhe-sulmojne-futbollistet

Recommended