Ora News - Kaos në avione, nisjet me vonesë nga Rinasi për në Itali

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy avionë që duhet të fluturonin nga Shqipëria drejt Italisë paraditen e të hënës kanë pasur probleme teknike duke sjellë panik tek pasagjerët dhe shtyrje të orareve të nisjes.

Ora News ka siguruar pamje në avionin e Blue Panorama që duhej të nisej në ora 07:30 në drejtim të Italisë. Dëshmitarët që kontaktuan me redaksinë thanë se ky ishte fluturimi për Firence në orën 07:30.

Ne këtë kohë avioni ka rrezikuar shpërthim zjarri pak para se të shkëputej nga pista. Sipas pasagjerëve mjeti ajror për shkak te një avarie nuk arriti të ngrihej dhe frenoi me forcë të madhe.

Në këtë kohë kapiteni fluturimit ka njoftuar pasagjerët se duhet të zbrisnin sa më shpejt nga kabina ndërsa në bordin e avionit ka nisur paniku.

Të trembur dhe të fiksuar pasagjerët kanë tentuar të dalin jashtë duke shtyrë njëri-tjetrin.

Disa prej pasagjerëve të avionit që kanë pasur nevojë për udhëtim urgjent drejt Italisë thanë se kanë prerw bileta me kompani të tjera për të mbërritur në destinacion.

Sipas listës së fluturimeve të publikuar nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës, mëngjesin të hënës në ora 07:30 për shkak të një difekti teknik ka pasur shtyrje fluturimi edhe nje avion i kompanisë Alba Wings.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/anulohet-fluturimi-i-albawings-ne-firence-shkak-nje-defekt-teknik

Recommended