Përkundër premtimit për ti çliruar nga taksat, kontrolle të rrepta nga tatimorët - Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Artizanët po përballen me mjaft vështirësi në punën e përditshme.Pavarësisht se Qeveria premtoi se do të heqë të gjitha taksat për profesionet e lira, shumë prej tyre deklarojnë se punojnë vetëm për bukën e gojës. Tereza Gega është një artizane e cila shprehet se që prej nisjes së aksionit kontrollet kanë qenë të shumta.
Erjon Braçe, 5 tetor 2015: ?Këta që ushtrojnë profesione të lira, sic është zjetarët po themi, sic hyjnë këtu të gjithë ata që merren me ato profesione që ju përmendet, berber robaqepës etj..secilin prej tyre do ta çlirojmë fare nga taksat?.
Por si është situata e artizanëve në Shqipëri.Ora News ka intervistuar Tereza Gega, e cila që prej vitesh merret me punimin e veshjeve kombëtare .
Tereza tregon se masat shtrënguese të Qeverisë ndaj biznesit kohët e fundit i ka lodhur ata, duke i çuar drejt falimentit.
Tereze Gega: ?Janë fut me shumë forcë, ne jemi për bukën e gojës. Nuk flas vetëm për vete por në emër të gjithë shoqeve të mia biznesmene?.
Një problem tjetër mbetet dhe konkurenca e pandershme. Sipas artizanes, Tereza Gega, biznesi i saj është i pajisur me të gjithë dokumentacionin përkatës, por që po konkurohet nga tregtarët ambulantë, të cilët tregtojnë pa u shqetësuar nga askush në rrugë dhe trotuare.
Tereze Gega: ?Unë punoj me dokumenta, ajo tjetra nuk punon me dokumenta.Nuk është konkurencë dhe nuk është biznes. Ne e duam shtetin, i duam rregullat por pak më të zbutura?.
Kjo artizane kërkon ndihmë që tradita e shkëlqyer të vijojë të trashëgohet ndër breza, pasi në kushtet që ajo ndodhet është drejt falimentimit të plotë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/perkunder-premtimit-per-ti-cliruar-nga-taksat-kontrolle-te-rrepta-nga-tatimoret/

Recommended