I përmbytet shtëpia, qytetarja në Vlorë: Të na sjellin një autobot, s’kemi ku flemë

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një qytetare në Vlorë ka bërë apel përmes ekranit të Ora News për ndihmë nga institucionet shtetërore.

Shtëpia e tij është nën ujë dhe prej orëve të para të mëngjesit po largon ujin me kovë, i ndihmuar dhe nga punonjës të komunales.

Niveli i ujit ka shkuar deri tek krevati ku flenë. Vjoleta Mema kërkon një autobot për largimin e ujit, pasi sipas saj niveli ka mbetur po ai, pavarësisht përpjekjeve të bashkëshortit të saj.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/i-permbytet-shtepia-qytetarja-ne-vlore-te-na-sjellin-nje-autobot-skemi-ku-fleme/

Recommended