Shtëpia rrezikohej nga zjarri, banorja në Vlorë: Do futem të marr qumështin e fëmijëve të paktën...

  • 4 years ago
Banorët e lagjes 'Partizani' në Vlorë janë tmerruar mëngjesin e sotëm nga flaka që përfshiu banesën e Pëllumbesha Braçes. Zjarri u përhap me shpejtësi duke rrezikuar edhe banesat e tjera, por flakët u shuan nga zjarrfikësit. Report Tv solli pamjet e zjarrit që përpiu shtëpinë. "U çfarë flake, shikoni si dalka flaka!!!! Ra soleta dhe shtëpia komplet. Oiii, morën shtëpitë tona" dëgjohen disa nga banorët. Ndërsa një fqinje e zonjës që iu dogj shtëpia dëgjohet duke thënë 'Do futem të marr qumështin e fëmijëve të paktën të mos lë fëmijët pa qumësht', por banorët e tjerë nuk e kanë lënë që të futet në banesën e saj që ndodhej pranë asaj që u dogj.

Recommended