Shkembim zjarri, te pakten 3 te plagosur

  • 5 years ago
Të paktën 3 persona mësohet se kanë mbetur të plagosur pasditen e kësaj të premteje në Durrës, në një atentat me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi tek mbikalimi i Shkozetit.

Persona të paidentifkuar hapën në drejtim të një automjeti Benz fuoristradë me targa AA 333 ZD, duke zbrazur breshëri plumbash mbi ta.

Tre të plagosurit mësohet se janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë.

Dyshimet janë se ndaj personave në fjalë u qëllua nga një automjet në lëvizje, në një atentat të mirëorganizuar. Megjithatë pritet që më shumë detaje të kemi në vijim.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie./tvklan.al

Recommended