"Insight", Gjobat dhe ndëshkimet po vënë në vështirësi biznesin - Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqiperia ndodhet sot në zonën gri të dëshpërimit. Vala goditëse e betejës së qeverisë me informalitetin ka prekur gjithçka, duke i kthyer raportet mes qeverisë dhe biznesit në gjëndje. Një konstatim i hapur i Dhomës Kombëtare Amerikane në Tiranë.
Crowford: Na duhet një forcë speciale tatimore për të shkuar fshat më fshat të kërkojnë edhe për ata që nuk paguajnë taksë, edhe për ata që mbjellin drogë dhe për ata që bëjnë xhiro të tjera do jemi gjithmonë në luftë.
Cani: Subjektet i ka të përzgjedhur kompjuteri, dmth nuk ka dorë asnjë. Ato fusha që kompjuteri ato janë dhe të jemi të ftohetë, që po doli vëllai im për tu kontrolluar unë nuk kam se çfarë ti bëj vëllait.
Megjithëse njoftimet nga Ministri i Financave folën për një fazë të dytë aksioni ndaj 47 bizneseve të mëdha, kontrollet dhe sekuestrimet vazhdojnë të prekin shtresa krejt vulnerabël të pambrojtur edhe nga fati edhe nga shteti.
Shehaj: ?Themi të gjithë biznesi i vogël biznesi i vogël..po të ishim biznes ne të gjithë këtu me rrogat që marrim do ishim nga 0-2 mln lekë qarkullim. Unë jam drejtore e përgjithshme dhe kam një page neto 700 euro. Nuk e din ë çvend të botës mund të ndodhi, pro ndodh në Shqipëri dhe do isha biznes i vogël, qarkullimi nga 0-2 mln lekë. E di sa paguan biznesi i vogël? 25 mije lekë të reja në vit. E di sa paguaj unë për rrogën time që jam në një xhiro 1.4 mln lekë? 350 mijë lekë të reja në vit.?
Edi Rama: ?Jo të mbyllin qepenat, por edhe të mbyllen vetë pas qepenave nuk kanë për t?ia dalë të zbrapsin këtë operacion.?


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gjobat-dhe-ndeshkimet-po-vene-ne-veshtiresi-biznesin/

Recommended