Lamtumirë nën/komisar Gjeta, krerët e shtetit përulen para Dëshmorit të Atdheut - Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

I është dhënë sot lamtumira e fundit nënkomisarit Simon Gjeta, i cili mbeti i vrarë të shtunën gjatë një operacioni policor në Oblikë të Shkodrës.
Personalitete të larta të vendit, si kreu i Kuvendit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, Ambasadorë të akredituar në Tiranë, mes tyre përfaqësuesi i SHBA-së Donald Lu, lideri i opozitës Lulzim Basha, Ministra të kabinetit qeveritar, kolegë të tij dhe miq e të afërm, prej orës 11:00 deri në 13:00 nderuan ?Dëshmorin e Atdheut?.
Ata vlerësuan punën e nën/komisarit dhe policisë së shtetit në përballjen e përditshme me krimin dhe kriminelët.
Shefi i opozitës Basha duke folur pas homazheve, siguroi punonjësit e Policisë së Shtetit se Partia Demokratike ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krah tyre, ndërsa theksoi domosdoshmërinë e rikthimit të drejtimit politik të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit në parametrat që meritojnë efektivët.
Basha: ?Zotimi im në një ditë si kjo, që qofshin sa më të pakta, është rikthimi i drejtimit poli


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mbahen-sot-ne-tirane-homazhet-ne-nder-te-deshmorit-te-atdheut-simon-gjeta/