Kreret e shtetit, takim per dialogun

  • 5 years ago
Së shpejti do të dërgohet për votim në Kuvendin e Kosovës platforma për dialogun me Serbinë. Kjo është konfirmuar nëpërmjet një komunikate për media, pas takimit që kanë pasur krerët e shtetit në zyrën e kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Në takim, bashkëkryesuesi i ekipit shtetëror të dialogut Fatmir Limaj ka thënë po vetëm për platformën e dialogut me Serbinë. Serbia e ka stopuar dialogun me Kosovën duke kërkuar fillimisht heqjen e taksës.

Ndërkohë edhe marrëdhëniet ndërmjet Kryeministrit Haradinaj dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë tensionuar pikërisht për shkak të taksës së vënë nga qeveria ndaj produkteve serbe. Pikërisht për këtë arsye edhe një gjeneral amerikan ka anuluar vizitën në Kosovë.

Tv Klan

Recommended