Bypass-i në Fier, banorët protestojnë për çmimin e dëmshpërblimit

  • 9 years ago
Fshati Povelcë në Fier është ndër zonat ku pritet të kalojë Bypass-i i qytetit, ndërsa banorët aktualisht janë kundër këtij investimi. Këta të fundit janë të pakënaqur me çmimin e përcaktuar për tokën që do ju merret për ndërtimin e këtij Bypassi.

Banorët të tubuar pranë vendit ku pritet të kalojë ky Bypass, sqarojnë se shteti ka vendosur që 1 dynym tokë në këtë fshat, të vlerësohet me 143 mije lekë, ndërsa në fshatrat ngjitur çmimi është 4 fish më i lartë.

Banorët pohojnë se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh atëherë protestat do të përshkallëzohen.

Recommended