Lezhë, 50 familje pa drita prej 8 ditësh, banorët kërkojnë zgjidhje

  • 9 years ago
LEZHË- Rreth 50 familje të lagjes e quajtur ish SMT në Lezhë prej 8 ditësh nuk kanë energji elektrike, edhe pse e paguajnë rregullisht atë. Shkak është bërë djegia e transformatorit numër 22 të në këtë zonë.

Pavarësisht kërkesës së banorëve për ta zëvendësuar, OSSHE nuk ka ndërhyrë. Sipas saj ky transformator figuron të jetë privat. Por banorët theksojnë se OSSHE ishte në dijeni të trasnformatorit privat dhe kjo nuk e pengoi të përcillte faturat e energjisë tek banorët.

Banorët kanë kërkuar zgjidhje të situatës edhe në tek prefekti i qarkut.

Recommended