Ish-kreu i Hipotekës Elbasan në pranga, i mori pronat fshatarëve

  • 9 years ago
ELBASAN - Ish- kreu i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Elbasan dhe inxhinieri me juristen në këtë institucion janë arrestuar për shpërdorim detyre. Ish drejtuesi Altin Ago, inxhinieri Mentor Tola dhe juristja Alba Pajova akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shkelur ligjin duke tjetërsuar pronat e banorëve të fshatit Muriqan në Elbasan, për t?ia dhënë dokumentet e falsifikuara të pronësisë një firme private me koncension.

Abuzimi është bërë në muajin shkurt të këtij viti kur dy punonjësit e Hipotkës dhe ish-drehtuesi i tyre kanë flasifikuar dokumentet zyrtare duke ja dhënë me koncension firmës private ?Alba Treg? e cila ka fituar një koncension për shfytësimin e pyjeve në këtë zonë.

Specialistët për krimin Ekonomik e Financiar në Policinë e Elbasanit finalizuan kështu operacionin e koduar ?Koncensioni? duke arrestuar:

Altin Ago, vjeç 37, banues në Elbasan, me detyrë ish- drejtor i ZVRPP Elbasan.
Mentor Tola, vjeç 42, banues në Elbasan, me detyrë inxhinier në ZVRPP Elbasan.
Alma Pajova, vjeç 40, banuese në Elbasan, me detyrë juriste në ZVRPP Elbasan.

Ata akuzohen për veprat penale ?Shpërdorimi i detyrës? dhe ?Falsifikimi i dokumentave e kryer në bashkëpunim?

Recommended