Shkodër, Klosi: Hoqëm nga rruga 200 fëmijë, i çojmë sot në shkollë

  • 9 years ago
Ditës së parë të mësimit i janë gëzuar sot edhe 28 fëmijë në qytetin e Shkodrës që deri para pak kohësh kanë qenë në situatë rruge. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi i shoqëruar edhe nga zëvendësministrja Nora Malaj ishin këtë mëngjes në qytetin e Shkodrës, ku kanë përcjellë 28 fëmijë në gjendje rruge për të vazhduar klasën e parë në shkollën ?Salo Halili?.

Fillimisht ministri u ndal në qendrën e fëmijëve në situatë rruge në Shkodër, ku i ka dhuruar fëmijëve mjetet bazë shkollore. Ai gjithashtu u ka dhuruar atyre edhe nga një mollë si një kujtim dhe shenjë e përkujdesjes së shoqërisë ndaj këtyre fëmijëve. Më pas ai dhe zëvendësministrja Malaj kanë hipur vet në autobusin me fëmijët dhe i ka shoqëruar ata deri në shkollën ?Salo Halili?.

?Ne shoqëruam sot 28 fëmijë në situatë rruge në shkollë. Ishte një moment i bukur për ne sepse arritëm që t?i jepnin një gëzim, natyrisht jo gëzimi që do të kishin po të kishin prindërit e tyre, por një kokërr mollë që ne u dhamë dhe bazën materiale për të vazhduar shkollën këto ditë të para, mendojmë se do të jetë një kujtim i bukur për këta fëmijë?, tha ministri Klosi.

Më tej ai bëri të ditur për mediat se sot në të gjithë vendin janë plotë 200 fëmijë në situatë rruge që i janë kthyer shkollës.

?Ne kemi arritur që në 5 qytete kryesore të mundësojmë që të nxjerrim nga situata e rrugës 200 fëmijë që sot shkojnë për herë të parë në bankat e shkollës?, shtoi ministri Klosi.

Nga Shkodra ministri Klosi ka lançuar edhe një projekt të dytë që ka të bëj me dhënien e një shansi të dytë për të gjithë ata fëmijë që deri në moshën 9 vjeç nuk kanë vajtur në shkollë. ?Gjithashtu ne sot në Shkodër lançojmë projektin e shansit të dytë. Bëhet fjalë për fëmijë që deri në moshën 9 vjeç nuk kanë arritur të ndjekin asnjë orë mësimi dhe ne sot u japim atyre në bashkëpunim edhe me drejtorinë arsimore një shans për të filluar një edukim i cili do t?i mundësojë atyre që të bëhen qytetarë të denjë?, shtoi ministri.

Një thirrje e kam dhe për prindërit që kanë detyrimin ligjor që ti çojnë fëmijët nëpër shkolla, kjo është një thirrje qytetare që këta fëmijë në situatë rruge ti kthehet mësimit.

Është një situatë që ne me këtë gjest e zgjidhëm problemin. Por duhet të jetë e gjithë shoqëria të kontribuojë. Një nga përpjekjet tona është që këta fëmijë që kanë pasur probleme në fëmijërinë e tyre ne t?i kalojmë në arsimin e mesëm profesional që nëpërmjet një zanati të jetojnë nesër me një punë të denjë.