Fiks Fare/ Rruga e pakalueshme nga mjetet, nxënësit 1 orë në këmbë për të shkuar në shkollë

  • 3 years ago
Banorët e fshatit Gjorgos, Cakran i janë drejtuar emisionit Fiks Fare pasi denoncojnë terrenin e vështirë të rrugës kryesore të këtij fshati. Ky shqetësim vihet në pah për shkak se këtë rrugë, nxënësit e përshkojnë dy herë në ditë për të shkuar dhe ardhur nga shkolla.

Mungesa e infrastrukturës së rrugës, bën që për këta fëmijë mos të jetë në dispozicion transporti dhe për pasojë shkojnë në këmbë në shkollë. Ata përshkojnë rreth 4 ose 5 km në ditë për të shkuar në shkollë, rrugë të cilën e bëjnë për 1 orë ose më shumë. Por, vështirësia shtohet më tepër kur kthehen nga shkolla, pasi është terren malor dhe lodhen më tepër.

Problematikat që sjell mungesa e infrastrukturës së rrugës për prindërit është se gjatë kohës që fëmijët shkojnë në shkollë djersiten dhe për pasojë ftohen. Por midis të tjerave prindërit shprehen se fëmijët nga lodhja e rrugës, humbasin përqëndrimin në mësim. Ndërkaq ata theksojnë se gjatë muajve të dimrit, për shkak të kushteve klimatike, fëmijët mungojnë më shumë në shkollë rrjedhimisht e kanë të pamundur për të ndjekur mësimin në orarin e duhur.

Gazetarët e Fiksit iu drejtuan Njësisë Administrative Cakran ku u interesuan nëse ka një projekt për ndërtimin e infrastrukturës së rrugës. Administratori Tonin Xhelaj u shpreh se punimet për shtrimin e rrugës do të rinisin së shpejti dhe se brenda muajit tetor do të përfundojë infrastruktura e rrugës.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Recommended