A1 Report - Tabaku: Në fund të viteti do të kemi 1 mld dollarë të munguara në buxhet

  • 9 years ago
Partia Demokratike paraqet një panoramë të errët të situatës ekonomike në vend. Sipas deputetes, Jorida Tabaku gjatë 6 muajve në vijim do t?i mungojnë buxhetit të shtetit rreth 900 milionë dollarë të tjerë.

?Akti normativ që ka sjell qeveria ngre një shqetësim shumë të madh për të ardhurat e munguara në buxhetin e shtetit, rreth 160 milionë dollarë, akoma dhe më shumë për faktin se parashikohet që edhe në 6 muajt në vijim do t'i mungojnë buxhetit të shtetit rreth 920 milionë dollarë të tjera. Akti normativ të diskutohet në të gjitha komisionet parlamentare dhe së dyti të ketë kohën e mjaftueshme për t'u diskutuar dhe në parlament?, tha Tabaku

Kjo vlerë do t?i shtohet 160 milionë dollarëve të munguar që u konfirmuan nga akti normative i qeverisë, i cili do të jetë në fokus të punës parlamentare me fillimin e sesionit.

?Vetëm 0.5% e të ardhurave të buxhetit vjen nga biznesi vogël ndërkohë që informaliteti ka normën më të lartë pikërisht aty ku ka bekimin e qeverisë tek bizneset e mëdha?, u shpreh deputetja e PD-së

Për deputeten demokrate aksioni qeveritar për formalizimin e biznesit duhet të ishte një punë rutinë e institucioneve përkatëse, por sipas Jorida Tabakut informalitei ka normën më të lartë aty ku ka bekimin e qeverisë.

?Ne kemi dhënë disa detaje në lidhje me taksën e sheshtë, kemi dhënë detaje në lidhje me lehtësimin e barrës fiskale, kemi dhënë detaje dhe ne lidhje me procedurat po njëkohësisht një grup pune pranë PD po punon për të bërë të gjitha propozimet e përshtatshme?, tha Tabaku.

Situata ekonomike e shqiptarëve, për demokratët është e vështirë e për këtë kryetari Basha ka paralajmëruar një plan shpëtimi.

Recommended