Denaj në fasoneri: Kemi rimbursuar 1.68 mld lekë TVSH në gusht, do të rrisim konkurrencën

  • 5 years ago
Rimbursimi i TVSH-së për biznesin është një nga objektivat e qeverisë, kështu është shprehur Ministrja e Financave Anila Denaj gjatë një vizite që ka zhvilluar në një ndërmarrje fasonerie.

?Produktiviteti është një element tjetër shumë i rëndësishëm për biznesin, jo vetëm atë fason, dhe në këtë komponent kaq të rëndësishëm, përgjegjësia e administratës tatimore është e lartë, në veçanti në rimbursimin e TVSH-së dhe kryesisht në zbatimin rigoroz të rimbursimit të TVSH-së në kohë. Veçanërisht fasoni, eksporti dhe grumbulluesit janë në një vëmendje të shtuar të MFE, që ky rimbursim të ndodh në kohë dhe besoj se kemi treguar me fakte që ia kemi dalë këto 8 muaj edhe pse mendojmë se kemi akoma sfidën për ta realizuar 100%. Rimbursimi i TVSH-së është detyrim i yni, për të cilin duhet të koordinohemi edhe me biznesin?.

Recommended