FMN pjesë e hartimit të buxhetit, Cani: Drafti gati në Tetor, shqetësim inflacioni

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fondi Monetar Ndërkombëtar pritet të zbarkojë në Tiranë gjatë tetorit kur pritet te nise edhe diskutimi për buxhetin vitit te ardhshem. Kreu i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi se eksperte te fondit do te asistojne kete proçes te rendesishem.Ministri i Finanacve mohoi rënien e konsumit edhe pse inflacioni vijon të jetë nën objektivin e Bankës së Shqipërisë.
Buxheti për vitin 2016 do përgatitet në kohën e duhur. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, bëri me dije se në pjesën e dytë të tetorit do të mbërrijë në Tiranë ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar i cili do të jetë pjesë e grupit qe do te hartoje buxhetit për vitin e ardhshëm.
Shkëlqim Cani: ?Data e saktë ende nuk është përcaktuar, mendohet diku nga pjesa e dytë e tetorit, për arsye se më përpara me një ekip duhe të jemi në një takimk vjetor të FMN. Dëshira jonë është sa më afër pjesës së dytë, sa të kthehemi ne, pastaj është edhe cështja e misionit. Nuk është sekret që koha të jetë sa më shpejt, themi në gjysmën e dytë të tetorit, për arsye se në fund të tetorit ne duhet të paraqesim buxhetin dhe duam të kemi nëj marrëveshje për buxhetin edhe me FMN, pra të kemi mirëkuptimin?.
Ministri i Financave, Shkëqim Cani, ngriti si shqetësim nivelin e ulet te inflacionit që është nen objektivin e Bankes se Shqiperise dhe mohoi qe kjo te kete ndodhur si pasoje e rënies se konsumit.
Shkëlqim Cani: ?Ka konsum nga qeveria, biznesi, publiku. Kuptohet që BSH ka objektivin e vetë, shqetësohet për politikën e vet?.
Ky qendrim shkon krejt ne te kundert me ate te Guvernatorit te Bankës së Shqipërisë i cili tha se konsumi ka ndikuar në nivelin e inflacionit.
Ministri i Financave konfirmoi gjate nënshkrimit të një marrëveshje me qeverinë zvicerane për menaxhimin e borxhit publik, se ne nentor pritet qe te merret eurobondi me vlere 300 milion euro.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/cani-ne-fund-te-tetorit-paraqesim-buxhetin-nuk-ka-renie-te-konsumit/

Recommended