Në kërkim Dritan Zagani, Ish-shefi i Antidrogës në Fier thyen arrestin shtëpiak, arratiset jashtë

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim ish-shefin e seksionit të Antidrogës në policinë e Fierit, Dritan Zagani, pasi ka thyer masën e sigurisë ?arrest shtëpie? duke u larguar nga Shqipëria në mes të procesit gjyqësor mbi akuzat për shpërdorim të detyrës.
Ish-efektivi i lartë i uniformave blu në qytetin e Fierit, duhej të paraqitej të martën në gjykatë në seancën e radhës në ngarkim të tij, por ai ka munguar duke u përfaqësur nëpërmjet një prokure të posaçme nga avokati i tij mbrojtës.
Burime pranë polcisë, theksuan se pas mungesës në gjykatë është ushtruar dhe kontroll në banesën e Zaganit, nga ku dhe aty është konstatuar mungesa e tij dhe e familjarëve.
Ish-shefi i antidrogës në Fier, u arrestua në maj të vitit 2014, i dyshuar për lidhje me një grup kriminal që trafikonte drogë nga Lazarati në drejtim të Italisë. Ai akuzohej për ?shpërdorim detyre? dhe ?trafikim të lëndëve narkotike.
Për disa muaj çështja u hetua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila nuk mundi të faktoj implikimin e tij në trafikun e drogës, duke e pushuar si akuzë, dhe çështjen i kaloi për hetim Prokurorisë e Fierit vetëm për veprën penale shpërdorim detyre.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ish-shefi-i-antidroges-ne-fier-thyen-arrestin-shtepiak-arratiset-jashte/