Top News -Njësia e antidrogës/ Në Fier, operacioni ‘laboratori’
  • 4 years ago
Bie në prangat e policisë personi i tretë i operacionit të koduar laboratori. Gjatë orëve të para të mëngjesit është arrestuar pronari që kishte përshtatur banesën si laborator për të kultivuar drogë, i cili ishte shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim me inicialet A. K., 53 vjeç, banues në Mbrostar Ura.
Banesa e kthyer në laborator droge u zbulua në fillim të muajit maj, kur policia vuri në pranga 2 autorë të dyshuar, u shpallën në kërkim 2 të tjerë dhe u proceduan penalisht 3 elektricistë.
Ndërsa këtë të premte u bë e mundur kapja e njërit prej autorëve të shpallur në kërkim, i cili kishte përshtatur banesën si laborator për të kultivuar drogë. Nga të dhënat e Policisë është edhe një tjetër person i shpallur në kërkim, aksionet për kapjen e të cilëve vijojnë.

Ndërkohë, në Durrës gjatë aksioneve antidrogë janë arrestuar dy persona, një tjetër është shpallur në kërki, ndërsa kryeplaku i fshatit bizë fshati po hetohet në gjendje të lirë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kontrolluan nga toka me këmbë për disa orë në fshatin Bizë. Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar dhe zonat më të largëta, duke përdorur edhe flotën e dronëve.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Fier#Policia#TopChannel
Recommended