A1 Report - Lajm i mirë për shqiptarët, Çmimet e naftës ulen me 9-10 lekë për litër

  • 9 years ago
Çmimet e naftës kanë shënuar një ulje të fortë gjatë ditës se sotme në tregun vendas për herë të parë gjatë këtij viti. Në pikat e shitjes me pakic, një litër nafte shitet me 174 lekë, nga 184 lekë më parë, dhe benzina me 176 lekë, nga 185 lekë më parë.

Aktorët e tregut e kishin paralajmëruar rënien e çmimeve, pasi rezervat e blera më shtrenjtë në maj të mbaronin.

Në bursat ndërkombëtare, nafta zbriti të premten ne 46 USD për fuci, si rrjedhojë e shqetësimeve për ekonominë kineze, konsumatori më i madh i naftës në botë.

Në tregun vendas, pas rënies në janar ne 160 lekë, nafta u rrit deri afër 180 lekëve, duke reflektuar me shpejtësi shtrenjtimin e tij në bursa, forcimin e dollarit në tregun vendas dhe rritjen e takses së qarkullimit. Në kahun tjetër, ulja e çmimeve në tregun vendas, teksa preku fundin në bursat nderkombëtare ka qenë e vonuar.

Recommended