Çmimet e ndryshme të naftës - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 6 years ago
Përdoruesit e automjeteve konstatojnë në pikat e shitjes së naftës çmime me ndryshime shumë të mëdha. Zakonisht diferenca shkon deri në 5 lekë për litër, nëse në Fier çmimin më të ulët e gjen 168 lekë për litër, në Tiranë shkon deri në 184. Si shpjegohet ky fenomen kur nafta është mall që kuotohet në bursë dhe taksat janë njësoj për të gjithë?