Top News - Franca dhe Italia/ Përpjekje shpëtimi pas përmbytjeve
  • 3 years ago
Shërbimet franceze dhe italiane të shpëtimit kanë intensifikuar përpjekjet pasi përmbytjet e të dielës bënë që të izoloheshin disa fshatra në rajonet kufitare malore duke shkaktuar shumë dëme dhe duke vrarë të paktën tetë persona. Disa të tjerë mbeten ende të zhdukur në anën franceze të kufirit pas stuhive, shirave të rrëmbyeshme dhe përmbytjeve që u regjistruan në zonë, që morën me vete rrugë dhe shtëpi, izoluan fshatra të tërë dhe shkaktuan rrëshqitje dheu. Shërbimet e emergjencës mundën të nxirrnin të paktën katër trupa të dielën në brigjet mesdhetare të ligurias, në itali, raporton ANSA.

Ekipet italiane dhe franceze po punojnë së bashku në përpjekje për ti identifikuar ata.
Stuhia Alex u përplas mbi brigjet perëndimore të francës të enjten duke sjellë me vete erëra të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm në vend para se të zhvendosej drejt italisë së veriut. Italia konfirmoi që dy persona kishin humbur jetën të shtunën, një zjarrfikës vullnetar në një operacion shpëtimi dhe një burrë, makina e të cilit u rrëmbye nga ujërat.

Franca po ashtu raportoi dy viktima. I pari ishte një bari, trupi i të cilit ishte rrëmbyer nga uji i një lumi ndërsa një burrë ishte gjetur i vdekur në makinën e tij. Franca ka shpallur rajonin një zonë e katastrofës natyrore. Kryeministri francez, Jean Castex inspektoi dëmet me helikopter dhe tha se druante se numri i të zhdukurve mund të rritej akoma më tej pasi dhjetëra makina dhe disa shtëpi ishin rrëmbyer në skena apokaliptike.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JeanCastex#AlexStorm#TopChannel
Recommended