Top News - Trump me covid/ Kritika pas shëtitjes me makinë
  • 3 years ago
Pasi postoi në Twitter një video mbrëmjen e së dielës ku thoshte se po "merrte raporte të shkëlqyera" nga mjekët, Presidenti Trump befasoi mbështetësit e tij jashtë spitalit ku po trajtohej për COVID-19. Ai u largua përkohësisht nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake Ëalter Reed brenda një makine të blinduar, i shoqëruar nga agjentë të Shërbimit Sekret, për të përshëndetur mbështetësit e mbledhur jashtë spitalit dhe që brohorisnin me flamuj në duar. Një mjek në siptalin Ëalter Reed e quajti veprimin të papërgjegjshëm.

Dr. James Phillips, i cili është gjithashtu shef i mjekësisë së fatkeqësive natyrore në Universitetin George Ëashington, shkroi në Tëitter se automjeti special ku ndodhej presidenti është i izoluar ndaj një sulmi kimik. ?Rreziku i transmetimit të COVID19 brenda tij është aq i lartë sa i tejkalon procedurat mjekësore. Papërgjegjshmëria e treguar është befasuese. Mendimet e mia janë me Shërbimin Sekret që ishte i detyruar ta shoqëronte,? shkruan Dr. Phillips, duke iu referuar shoferit dhe një agjenti shoqërues në sediljen e përparme, të cilët dukej se mbanin maska, mburoja fytyre dhe kostum për t?u mbrojtur nga infektimi.

"Ishin marrë masat e duhura paraprake për ekzekutimin e kësaj lëvizjeje për të mbrojtur presidentin dhe të gjithë ata që e mbështesin, përfshirë mjete mbrojtëse personale," tha një zëdhënës i shtëpisë së bardhë. "Lëvizja u realizua me lejen e ekipit mjekësor." Trump vazhdon të punojë nga suita presidenciale e spitalit që posedon të gjithë pajisjet që i lejojnë atij të vijojë me detyrat zyrtare. Mjekët kanë thënë se gjendja e tij vazhdon të përmirësohet, nga e premtja nuk ka më temperaturë dhe shenjat jetësore janë të qëndrueshme.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JamesPhillips#DonaldTrump#TopChannel
Recommended