Top News - 2 shqiptarë në Uells/ Kthyen lokalin në fermë drogë
  • 3 years ago
Gjykata në Uells ka dënuar me 3 vite burg në total 2 shqiptarë, të cilët kishin kthyer një pab në një fermë droge. Sipas mediave të huaja, Gjykata e Suonsit ka dhënë 1 vit burg për Elson Kryemadhin dhe 2 vite burg për Arben Matrapazin. Më 6 maj të këtij viti, Policia angleze u sinjalizua nga banorët ngjitur se në ndërtesë kishte aktivitet të çuditshëm.

Pas kontrollit u gjetën 190 bimë narkotike të kultivuara, teksa 2 shqiptarët shërbenin si rojtarë të fermës. Ata kishin hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe, madje Arben Matrapazi ka vuajtur 16 vite burg në Itali për trafik heroine.

Si përfundim rezultoi se droga e kapur kapte vlerën e 50 mijë paundeve dhe pikërisht pub-i ishte vetëm 100 metra larg stacionit të policisë në Suonsi. Tashmë në Angli shqiptarët ilegalë janë të implikuar në kultivimin e drogës nëpër shtëpi, lokale dhe ndërtesa.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Uells#Arrested#TopChannel
Recommended