Top News - Këshilli i sigurimit, OKB/ Kosova në axhendë në 21 tetor
  • 3 years ago
Këshilli i Sigurimit I OKB-së e mban në 21 tetor takimin informues të radhës për Kosovën, I dyti për këtë vit pas atij të 24 prillit. Rusia e drejton aktualisht presidencën mujore të ketij këshilli. Ambasadori rus pranë OKB, Vassily Nebenzia, shpjegoi se më 8 tetor Këshilli i Sigurimit do të mblidhet fizikisht në sallën e vet, 7 muaj pas mbajtjes së takimeve virtuale për shkak të Covid19. Sipas njoftimeve paraprake i Dërguari Special dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin do të informojë vendet anëtare për zhvillimet e fundit në Kosovë. Deri më 9 tetor, anëtarët e Këshillit të Sigurimit do të marrin në dorë raportin për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres.

Mbi bazën e tij, do të përgatisin fjalën që do të mbajnë në takim. mësohet vec të tjerash se Këshilli i Sigurimit do të ndjekë nga afër zhvillimet që lidhen me Dhomat Speciale të Kosovës, KSC. Një nga çështjet me të cilat do të merret ky organ është bashkëpunimi i Kosovës me Dhomat në fjalë, duke patur parasysh se disa aktorë politikë në vend e kanë kritikuar punën e KSC. Nëse Kosova do të kufizojë bashkëpunimin me Dhomat Speciale, Këshilli i Sigurimit do të lëshojë një deklaratë që t'i bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës që t'i përmbahet angazhimeve të saj ndaj gjykatës.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AntonioGuterres#OKB#TopChannel