Top News - Liderja bjelloruse/ Flet përpara Këshillit të Sigurimit të OKB

  • 4 years ago
Liderja e opozitës në Bjellorusi, Svyatlana Tsikhanouskaya do t'i drejtohet Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë kësaj jave teksa në vend vazhdojnë protestat kundër liderit autoritar, Alyaksandr Lukashenko me thirrjet për largimin e tij pas zgjedhjeve të "manipuluara".Sipas ekipit të Tsikhanouskaya, kryeopozitarja do t'i drejtohet Këshillit të Sigurimit në 4 shtator përmes një lidhjeje me video, e realizuar me ftesë të Estonisë, që është aktualisht anëtare jo e përhershme e Këshillit. Katër ditë më vonë, do t`I drejtohet edhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE).Tsikhanouskaya ishte kandidate në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit në Bjellorusi.Mbështetësit e saj thonë se ajo i fitoi zgjedhjet dhe kundërshtojnë rezultatet zyrtare që e kanë nxjerrë fitues Lukashenkon. Fill pas pas shpalljes së rezultateve dhe shpërthimit të protestave, shefja e opozitës u largua për në Lituani. Aktivistët pro-demokracisë janë betuar ta detyrojnë Lukashenkon të lërë pushtetin. Ata thonë se do të dalin cdo javë nëpër rrugë derisa ai të largohet. Këto janë protestat më të mëdha në Bjellorusi që kur vendi shpalli pavarësinë nga ish-Bashkimi Sovjetik në 1991.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OKB#SvyatlanaTsikhanouskaya#TopChannel

Recommended