Top News - U prek nga covid 19/ Trump: jam mire, ja c`po marr si ilaç…
  • 3 years ago
Donald Trump u shpreh se deri tani është shumë mirë pas infektimit me koronavirus, por ditët ë ardhshme do të jenë sipas tij, vendimtare.


Kam nisur të ndihem mire. Nuk e di sesi do të shkojë gjatë ditëve në vijim, them se ai do të jetë testi I vërtetë. Kështu që këto ditë do ta shohim se c`do të ndodhë.

Një grup mjekësh që po e trajtojnë presidentin dhanë një vlerësim optimist një ditë më parë rreth gjendjes së tij.

Mjeku personal i presidentit, Sean Conley tha se aktualisht ai dhe ekipi i mjekëve që po e trajtojnë zotin Trump, janë jashtëzakonisht të lumtur me progresin që ka shënuar gjendja shëndetësore e tij. Megjithatë, shefi i Stafit i Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows nuk ndau të njëjtin optimizëm ndërsa tha se ?nuk jemi ende në një rrugë të qartë drejt rimëkëmbjes së plotë?. Shefi i Shtëpisë së Bardhë për momentin duket se nuk po merr oksigjen. Po me çfarë po trajtohet presidenti I shtetit më të fuqishëm të botës?

Sipas USA Today, Trumpit i është administruar si fillim një mjekim eksperimental, një koktej antitrupash i quajtur Regeneron. Po kështu i është dhënë zink, vitamin D, një mjekim për djegie stomaku, një aspirinë në ditë, ndërsa ka nisur dhe terapinë me Remdesivir.

Presidenti është duke punuar nga spitali e sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë nuk do të ketë transferim të pushtetit tek zëvendësi i tij, Mike Pence.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#DonaldTrump#MikePence#TopChannel
Recommended