Ora News - Taksat, banori nga Laçi-Ramës: Je aktor shumë i mirë komunikimi, po çmimet janë rritur

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë takimit me qytetarë në Laç, kryeministri Edi Rama u përball me shqetësime të ndryshme për banorët. Duke u ndalur tek taksat, kreu i qeverisë tha se janë rritur vetëm dy taksa, por qytetarët thanë se është rritur çmimi i energjisë së ujit dhe dritave dhe se nuk janë në gjendje të paguajnë.

Qytetari: Jam Petrit Vala nga Laçi, 52 vjeç, për taksat nuk kam taksa unë kështu, kam vetëm që jam i sëmurë, pa zanat, pa asgjë. Nuk marr as përkrahje asgjë. Taksat, drita, ujë, këto janë.

Rama: Taksat drita dhe ujë? Nuk janë taksa, janë mallra që blihen dhe paguhen. Dhe sigurisht kur nuk i ke paguar përpara dhe fillon t?i paguash të duket qamet i madh. Shtresat më korrekte me pagesën e dritave në Shqipëri kanë qenë pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, dy pikat më të dobëta të gjithë organizmit shoqëror. Ka ndonjë që mund të më thotë se ka dhe më pak se sa ç'kanë këto dy kategori? S'ka si ta thotë. Kanë paguar drita pensionistët pa pushim pa ndërprerje, se erdhi Saliu se iku Saliu, se u përmbys shteti më ?97, se ranë piramidat, se u ngritën piramidat, paguesit më korrektë të dritave. Dritat nuk janë taksa, janë mall. Uji s?është taksë. Është tipike që në Shqipëri ankohen për rritjen e taksave ata që s?paguajnë taksat.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/taksat-banori-nga-laci-rames-je-aktor-shume-i-mire-komunikimi-po-cmimet-jane-rritur