Top News - Trafiku i emigrantëve/ 4 në pranga, një shpallet në kërkim
  • 3 years ago
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor "Perimetri". Goditen tre raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Policia ka vënë në pranga 4 shtetas dhe ka shpallur një tjetër shpallet në kërkim, pasi po transportonin 12 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Konkretisht një 35 vjeçar dhe një 38 vjeçar, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, u arrestuan se janë kapur në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip "Audi" dhe "Benz", 3 emigrantë të paligjshëm.

Ndërsa në dalje të qytetit të Pogradecit u kapën një 30 vjeçar dhe një 25 vjeçar, banues në Tiranë, që po transportonin me mjetin tip "Volkswagen" 4 emigrantë klandestinë.

Gjithashtu u shpall në kërkim një 26 vjeçar, banues në Elbasan, i cili pasi ka konstatuar se ishte vënë në ndjekje nga shërbimet e policisë, ka braktisur mjetin tip "Opel" në lagjen nr. 3, Pogradec, brenda të cilit u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Emigrantet#Trafikim#TopChannel
Recommended