Dita e pestë e grevës së urisë, përkeqësohet gjendja e njërit prej naftëtarëve. Dërgohet në spital
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Aleksandër Mejdani, grevisti i naftëtarëve të Ballshit, është shoqëruar në spital mëngjesin e sotëm.

Sot naftëtarët janë futur në ditën e pestë të grevës së urisë, ndërsa teksa institucionet heshtin, gjendja e tyre shëndetësore sa vjen dhe përkeqësohet.

Mejdani, pjesëmarrës edhe në grevën e muajit shkurt, siç mëson Ora News, kurohet edhe për sëmundjen e diabetit, ndërsa është duke marrë ndihmën e parë në spitalin e qytetit të Ballshit.

Grevistët janë gati të shkojnë deri në vetëflijim për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës.

?Nuk levizim që këtej do dalim të vdekur?

Këtë të enjte, grevës iu bashkua edhe një përfaqësues i punonjësve të Nënstacionit të Poçemit, që po ashtu janë në varësi të Rafinerisë së naftës

?Nuk vemi dot në shtëpi. Kërkoj lekët tu çoj bukë kalamajve?

Naftëtarët e Ballshit thonë se kanë 13 paga të prapambetura të fituara me vendim gjykate, ndërsa punonjësit e Poçemit kanë 20 rroga për të marë!

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/dita-e-peste-e-greves-se-urise-perkeqesohet-gjendja-e-njerit-prej-naftetareve-dergohet-ne-spital/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended