Meta: Shqipëria po humbet miliona lekë në gjyqet ndërkombëtare!

  • 3 years ago
Presidenti Ilir Meta në komunikimin e përjavshëm me gazetarë me tone të larta tha se Shqipëria po humb shumë para në gjykatat ndërkombëtare për vendimet e njëanshme.


?Kur ekonomia nuk po e rimerr veten nga dy tragjedi, një barrë të rendë po shkakton papërgjegjshmëria e institucioneve për ruajtjen e interesave të shtetit shqiptar. Dita ditës po rritet borxhi publik. Është rritur numri i çështjeve të humbura të shtetit shqiptar në Gjykatat e huaja, i kam dërguar avokaturës ë shtetit, numrin e çështjeve në proces në gjykatën e arbitrazhit ku është përfshirë Shqipëria, shërbimet e përfaqësimit, shpenzimet dhe të dhënat për ato, numrin e çështjeve të fituara në gjykatat e Arbitrazhit, numrin e çështjeve të humbura, sa ka kushtuar, shpenzimet administrative për koston e procesit, të dhëna mbi faktin nëse deri sot për çështjet e humbura a ka referuar avokatura e shtetit për nxjerrjen e përgjegjësve për dënim e shkaktuar ndaj shtetit Shqiptar.

Shqipëri ka një detyrim mbi 99 mln euro, ndërsa kostoja ka vlerë për mbi 300 mijë euro. Nga sa është bërë publike, vendimi i arbitrazhit e evidenton qartë vendimet arbitrare të Shqipërisë, deklaratat e Ramës kanë pasur rol thelbësor në vendimin e Gjykatës në dëm të Shqipërisë. I dhashë mundësi të dytë avokaturës edhe pse ishte me shumë vonesë, deri tani sërish heshtje e plotë. Kjo nuk tregon papërgjegjshmëri, por përpjekje e hapur për të fshehur informacionin?, tha Meta.

?Kjo është përpjekje e hapur për të fshehur për cështjet e hapura të arbitrazhit ndërkombëtar. Jam drejtuar këshillit të ministrave ministrive, si dhe KLSH të ndjekin me përparësi këtë cështje. Nuk duhet të vihemi para skenarëve të errët që dëmtojnë vendin. Koha për parandalimi e rënies së vendit në humnerë është tani.

Shteti shqiptar nuk mund të vazhdojë të marrë borxhe pafund dhe të fundoset.
Kur avokatura guxon dhe si kthen kreut te shtetit jo vetëm ka shkelje të kushtetutës por tregon se ka qëllim kriminal, por që për më tepër do mbajnë përgjegjësi ata që nuk japin informacion. Kush shkel këtë këtë do përballet me ligjin?, tha Meta.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Fol...