Wake Up/ Gripi VS Covid-19. Të vërtetat dhe mite që rrëzon shkenca
  • 3 years ago
Këtë vit vaksinimi kundër gripit ka nisur edhe më herët se vitet e kaluar e ndikuar kjo nga pandemia e Covid-19. Si pjesë e planit vjeshtë-dimër, autoritetet shëndetësore kanë vendosur të fillojnë vaksinimin së pari te grupet e riskut, që është personeli shëndetësor për ta shtrirë atë më tej edhe te kategoritë e tjera të popullatës. Sasia e dozave të vaksinës antigrip që është siguruar është katër herë më shumë se një vit më parë. Janë dhe rreth 368 mijë doza vaksinash, sasia e parë e të cilave ka mbërritur dhe ka filluar të shpërndahet. Por sa rëndësi ka bërja e vaksinës Antigrip këtë vit dhe sa ndikon realisht ajo në mbrojtjen tonë nga Covid-19?
Në fakt gjatë gjithë kësaj periudhe në popullatë kanë qarkulluar mite të ndryshme për Covid-19 dhe gripin sezonal. Këtë mëngjes me specialisten e programit kombëtar të vaksinimit në Institutin e Shëndetit publik, Iria Preza me fakte treguam se cilat janë të vërtetat dhe mitet që thuhen e shkruhen mes dallimeve dhe të përbashkëta që ka për të treguar se si duhet të veprojmë dhe çfarë duhet të besojmë nga mitet që rëndom qarkullojnë mes virusit të Gripit dhe Covid-19.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel
Recommended