Top News - Vendimi i Google/ 1 mld usd për lajme me licencë

  • 3 years ago
Google do ti paguajë botuesve më shumë se 1 miliardë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme përmes një programi të ri për lajme të licensuara.

Gjigandi i teknologjisë ka nënshkruar marrëveshje licensimi me rreth 200 botues në vende të përzgjedhura me plane për të shtuar edhe të tjerë dhe për tu zgjeruar gjeografikisht. Google, bashkë me facebook, kontrollon një pjesë të madhe të parave që vijnë nga reklamat e që dikur i shkonin botuesve në sektorin e lajmeve. Reduktimi i të ardhurave nga reklamat kanë cuar në redaksi më të vogla dhe në reduktim të burimeve për të treguar historitë lokale. 1 miliard dollarët e shpenzuara për licensimin e lajmeve, është mënyra me të cilën Google i tregon botuesve se është e angazhuar të paguajë për gazetari të cilësisë së lartë dhe të mbështesë një industri në vështirësi. Marrëveshjet e licensimit u njoftuan në qershor, dhe janë pjesë e një produkti të ri të quajtur Neës Shoëcase, ku botuesit pjesmarrës mund të kujdesen dhe të vendosin vetë për mënyrën se si do ta prezantojnë historinë e tyre në platformë. Përmbajtja shfaqet si një histori dhe botuesit mund të lidhin me të, artikuj të ngjashëm etj, për të inkurajuar kështu shikuesit që të klikojnë në sajtet e tyre për të lexuar më shumë. Google do të paguajë disa botues që të bëjnë artikuj që do të jenë lirisht të aksesueshëm për të paabonuerit.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Google#TopChannel