Top News - Legalizimi i kanabisit/ Zelanda e Re `e lë pas dore`
  • 3 years ago
Besohet se është vendi i parë në botë që do ta cojw legalizimin e kanabisit rekreativ në votim publik kombëtar. Por mes pandemisë së koronavirusit, zgjedhjeve që duken të destinuara të fokusohen tërësisht tek kjo sëmundje dhe votimit mbi eutanazinë, referendumi i marihuanës në Zelandën e Re nuk e ka rrëmbyer dhe aq shumë vëmendjen e publikut, sic do të ndodhte mbase në një vit të zakonshëm. Zelanda e Re duhet t`I bashkojë Kanadasë dhe Uruguajit në listën e vendeve që zgjedhin të legalizojnë shitjen dhe përdorimin e kanabisit për të rriturit nëse kjo do të aprovohej nga më shumë se gjysma e votuesve. Megjithate, zhvillimet e 2020-tës e ?gërryen? mbështetjen për një nisëm të tillë, e cila po përkrahej mjaft vitet e fundit. Disa politikanë tani I janë larguar fare kësaj cështjeje nga frika se mos përfundojnë në anën e gabuar të një teme që ka shkaktuar jo pak përcarje. Sipas legjislacioni të propozuar, njerëzve do t`u lejohet të blejnë 14 gramë kanabis në ditë e të rrisin vetë deri në dy bimë. Projekt-ligji përfshin kufizime të reklamimit dhe një kufi mbi pjesën e tregut që mund ta dominojë një kompani e vetme. Kryeministrja Jacinda Arden, e cila së fundi pranoi se në të kaluarën e ka provuar dhe vetë marijuanën, e theksoi edhe një herë se kjo është një cështje për të cilën do të vendosë ? vetë publiku?.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Cannabis#NewZealand#TopChannel
Recommended