Top News - Fyerjet mes Trump e Biden/ Ndryshojnë rregullat e debatit

  • 3 years ago
Komisioni që mbikëqyr debatet presidenciale të SHBA njoftoi se do të ndryshojë formatin për t`u siguruar që dy takimet e mbetura mes Donald Trump dhe Joe Biden të jenë më të rregullta.


Një prej masave të reja mund të jetë mbyllja e mikrofonave nëse kandidatët përpiqen të ndërpresin njëri-tjetrin, raportojnë mediat amerikane. Kjo lëvizje vjen pas debatit të së martës, i pari mes dy rivalëve të mëdhenj në Shtëpinë e Bardhë, i cili degjeneroi në grindje e ofendime. Toni dhe taktikat e përdorura aty ndaj kundërshtarit, u kritikuan në SHBA e në të gjithë botën.

Ekipi i Presidentit Trump u shpreh kundër planeve të komisionit, megjithatë ky i fundit duket i palëkundur në qëndrimin e vet. ?CPD do të shqyrtojë me kujdes ndryshimet që do të miratojë dhe do t`i shpallë ndryshimet e reja së shpejti?, thanë drejtues të tij, të cilët shprehën njëkohësisht mirënjohje për profesionalizmin dhe aftësinë e treguar prej moderatorit Chris Wallace, i cili u përpoq shumë të vendoste rregull.

Gjatë përballjes, Trumpi e ndërpriste Bidenin vazhdimisht duke çuar në një seri shkëmbimesh kaotike mes tyre. E ndërsa presidenti republikan vuri në pikëpyetje inteligjencën e rivalit, ai e quajti ?klloun? dhe i kërkoi të mbyllte gojën. Komisioni sqaroi se ekipet e të dyja fushatave do të njoftohen për masat e reja, por ato sipas tij, nuk janë subjekt negocimi.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JoeBiden#DonaldTrump#TopChannel

Recommended