Top News - Vrasësi i Twitterit/ `Viktimat ma dhanë lejen vetë`!
  • 3 years ago
I ashtuquajturi ?Vrasësi i Twitterit? në Japoni u deklaruar fajtor për vdekjet e nëntë personave të cilët i kishte kontaktuar përmes platformës sociale.


Kjo çështje e profilit të lartë ka tronditur mbarë vendin. Takahiro Shiraishi u arrestua në 2017 pasi në banesën e tij u gjetën pjesë trupash njerëzorë, e përpara gjykatës, ai vete se akuzat kundër tij ?janë të gjitha të sakta?. Por avokatët mbrojtës pretendojnë se dënimi duhet zvogëluar, pasi viktimat sipas tyre, e dhanë vetë pëlqimin për t`u vrarë.

Ndëshkimi në një rast të tillë mund të jetë dënimi me vdekje, që në Japoni kryhet me varje. Çështja gjyqësore ka tërhequr interes të gjerë e më shumë se 600 persona ishin vënë në radhë për 13 vende në galerinë publike për të ndjekur seancën e parë. Prokuroria i tha gjykatës se i akuzuari hapi një llogari në Twitter në Mars 2017 ?për të kontaktuar gratë që mendojnë vetëvrasjen e të cilat, i pa si shënjestra të lehta?. Viktimat e tij ishin të moshës 15 deri 26 vjeç.Ai pretendohet se ka vrarë, copëtuar dhe ruajtur pjesët e trupit të tyre në banesën e tij në qytetin japonez të Zama, afër Tokios.

Vrasjet serike tronditën Japoninë kur u ekspozuan dhe nxitën një debat të ri në lidhje me faqet e internetit në të cilat diskutohet vetëvrasja, ndërsa nxiti gjithashtu dhe ndryshime ndryshim në rregullat e Twitter sipas të cilave përdoruesit nuk duhet të ?nxisin ose inkurajojnë vetëvrasjen ose vetë-dëmtimin?

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TakahiroShiraishi#Japan#TopChannel
Recommended