Top News - BB, 12 mld usd/ Vaksina në vendet e varfra

  • 3 years ago
Banka botërore ka njoftuar planet për një iniciativë 12 miliardë dollarëshe që do të lejojë vendet e varfëra të botës të sigurojnë vaksinat e covid 19 për të trajtuar mbi 2 miliardë njerëz, sapo vaksina të bëhet e disponueshme. Në një përpjekje për të garantuar që vendet me të ardhura të ulëta të mos përjashtohen, nga vendet më të varfra, organizata po i kërkon aksionerëve kryesorë, vendeve të pasura, të mbështesin skemën që do të disbursojë para kesh gjatë 12 deri 18 muajve të ardhshëm.

David Malpass, presidenti i Bankës Botërore, tha se nisma ishte e nevojshme sepse Covid 19 ka pasoja shumë më të rënda në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme se sa në botën e zhvilluar. Shumë vende, përfshirë SHBA, Britaninë, Kinën dhe Rusinë, po punojnë për trajtimin e covid 19 dhe malpass tha se banka botërore nuk do të presë që një vaksinë të bëhet e disponueshme para se të veprojë. Banka beson se ekonomia globale nuk do ta marrë vetën plotësisht deri sa njerëzit të mund të ndjejnë se ata mund të jetojnë, shoqërohen, punojnë dhe udhëtojnë me besim dhe që kjo të ndodhë, është e domosdoshme vaksina.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vaksina#TopChannel

Recommended