Top News - 650 aplikime për në ‘FBI shqiptare’/ Kërkohen më të mirët!

  • 3 years ago
Jo pak, por plot 650 kandidatë kanë aplikuar për të qenë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në mbyllje të aplikimeve që zgjatën një muaj ka dhënë dhënë një mesazh drejtuesja e kësaj strukture Anila Hajnaj.
Sipas njoftimit, numri i kandidatëve që kanë aplikuar për t?u bërë pjesë e FBI-së shqiptare është mbi 650 dhe Hajnaj falenderon kandidatët që kanë aplikuar. Ajo shprehet se procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent. Ky proces do të asistohet dhe monitorohet nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve
?Për Mbylljen e Aplikimeve për pozicionet ?Hetues? në Byronë Kombëtare të Hetimit Falenderoj të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për pozicionet ?Hetues? në Byronë Kombëtare të Hetimit. Afati i fundit për aplikim ka qënë data 29.09.2020, i cili ka përfunduar në orën 24.00 të kësaj date.
Numri i kandidatëve të interesuar, që iu përgjigjën thirrjes për të aplikuar për këtë pozicion pune,në zbatim të Ligjit nr. 95/2016 ?Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar? është mbi 650, sa më shpejt që të jetë e mundur do bëjmë saktësimet dhe do të njoftojmë numrin e saktë të kandidatëve që kanë aplikuar.
Falenderoj edhe njëherë të gjithë kandidatët që kanë aplikuar dhe ju garantoj që procesi i përzgjedhjes do të jetë një proces i drejtë, objektiv, transparent, dhe i barabartë, duke identifikuar kandidatët/et më të mirë, të cilët do të punojë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe do të garantojë një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FBI#BKH#TopChannel

Recommended