Top News - Mesazhi i SHBA-së/ Egje, zbarkon `përbindëshi` Amerikan

  • 3 years ago
Në mesin e tensioneve të Greqisë me Turqinë, sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo njoftoi se luftanija gjigande amerikane USS Hershel ?Woody Williams? do të ankorohet rregullisht në bazën detare të SHBA-së në Souda te Kretës. Vetë Pompeo e bëri njoftimin gjatë vizitës në këtë bazë, ku deklaroi se ? marrëdhëniet ushtarake greko-amerikane janë forcuar së tepërmi? pas nënshkrimit të marrëveshjes së përbashkët të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes vitin e kaluar. Kryediplomati amerikan, i cituar nga mediat vendase, e ka përshkruar Greqinë ? si një shtyllë të stabilitetit dhe prosperitetit? në rajon, duke nënvizuar së relatat mes dy vendeve kanë mbërritur në pikën më të lartë. Megjithatë, Pompeo e theksoi sërish se Washingtoni mbështet me forcë dialogun mes Athinës dhe Ankarasë. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u shpreh nga ana e tij se ? Greqia është kundër veprimeve të njëanshme dhe se ai vetë është optimist ? se ka ardhur koha e diplomacisë?. Zgjerimi i bazës amerikane në Kretë konsiderohet një mesazh i fortë i përcjellë nga Shtetet e Bashkuara për rajonin dhe forca të tjera që kanë interesa në Mesdhe. USS Hershel "Woody" Williams? është një anije me kapacitetin të ngrejë katër helikopterë e të lëshojë mjete fluturuese pa pilotë ndërsa përfshin sisteme komande e kontrolli.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#TopChannel

Recommended