Piktura me pallatet që nuk janë më/ Ekspozitë e piktorit nga Shijaku, Ermir Llaftiu

  • 3 years ago
Në galerinë e arteve pamore të qytetit bregdetar të Durrësit vijon të jetë e hapur ekspozita ?Shtegtimi i gjethes? e piktorit Ermir Llaftiu.


Kjo është ekspozita e parë personale e piktorit nga Shijaku që sjell ngjyrat e vjeshtës dhe natyrës urbane e rurale në 78 punime të realizuara në vaj.

?Shtegtimi i gjethes ka të bëjë me një moment poetik dhe personal. Kam një poezi ?Vdekja e gjethes? dhe që të ofron atë momentin e shkëputjes së gjethes dhe një krahasim me nxjerrjen e një pikture, që shkëputet nga ti dhe merr rrugën e vet?.

I diplomuar për art konceptual në Universitetin e Arteve të Bukura në Tiranë, piktori vjen përballë artdashësve durrsakë me peizazhe klasike dhe natyra të qeta, të realizuara gjatë dy viteve të fundit.

?Kisha nevojë për të vënë ngjyra në telajo dhe peneli sikur nuk më plotësonte. Spatula të bën më energjik, më të fuqishëm. Me penel je shumë i kujdesshëm dhe shpesh merresh me detaje që janë ndonjëherë të panevojshme. Mendoj që është më efikase.?

Shumë nga pallatet që ai ka sjellë në peisazhet urbane të qytetit të tij, Shijakut, nuk janë më. Ato janë rrafshuar pas tërmetit të 26 nëntorit, duke dëshmuar se peizazhi ndryshon, ashtu si dhe koha e arti.

?Janë peizazhe që janë bërë para tërmetit dhe këto pallate nuk janë më. Ndjehem fatlum që i kam bërë këto.?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErmirLlaftiu#Picture#TopChannel

Recommended