Hapet gara për kazinotë/ Ministra e Financave shpall kriteret e licencimit, afati deri më 22 tetor
  • 3 years ago
Ministria e Financave ka shpallur garën për licencimin e kazinove në kryeqytet, pas vendimit të miratuar pak javë më parë për kriteret dhe zonat ku do të lejohej ushtrimi i këtij aktiviteti.


Referuar njoftimit për shpalljen e garës, subjektet e interesuara kanë afat deri më 22 Tetor të këtij vitit për të aplikuar pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.

Dokumentet që vërtetojnë përmbushjen e e kritereve për marrjen e licencës për ushtrim aktiviteti duhet të jenë miratuar nga organet përkatëse brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit.

Licenca e një kazinoje do të kushtojë 1 miliardë lekë për vetëm një sallë loje ndërsa subjektet duhet të kenë një kapital prej 1.2 miliardë lekësh, ku do të duhet të tregojnë burimin e të ardhurave për objektin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Më konkretisht, kordinatat ku do të lejohet aktiviteti i kazinove përfshin rrugën e Barrikadave tek Urani Pano Rruga ?Dedë Gjon Luli?; Rruga ?Ibrahim Rrugova?; Bulevardi ?Zhan D?Ark?, Rruga: ?Xhorxh W. Bush?, që përkon njëherazi me pjesën qendrore të Tiranës.

Vendimi për rikthimin e kazinove vjen pak vite pas atij të mbylljes së aktiviteteve për bastet sportive dhe kazinotë elektronike, subjekte që numëronin mijëra të punësuar në të gjithë vendin.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MinistriaFinancave#Casino#TopChannel
Recommended