Wake Up/ Shoqata e bar, restoranteve: Protokolli AntiCovid i pazbatueshëm. Edhe klientët fajtorë

  • 3 years ago
Por protokolli i ri për mjediset brenda të bareve dhe restoranteve, është pritur në skepticizëm dhe kundërshtime nga përfaqësuesit e këtij sektori shërbimesh. Sipas Shoqatës së Restoranteve, Bareve dhe Klubeve të Natës, distanca e imponuar nga protokolli e pamundëson punën e mjedisve të brendshme të lokaleve. Sipas tyre, nuk mund të mbajë përgjegjësi vetëm lokali dhe personeli i tij, por edhe qytetari/klienti që shkel rregullat Anti-Covid. Gjithashtu edhe numri i lejuar i personave nga një familje që lejohen në mjediset e brendshme, është i pakuptimtë për menaxherët e bareve dhe restoranteve. Enri Jahaj, Shoqata e Restoranteve, Bareve dhe Klubeve të Natës tha se autoritetet duhet të konsultoheshin me ne dhe ndoshta do të kishim një prokoll edhe më të rreptë por të zbatueshëm. "Praktikisht ky protokoll është i pazbatueshëm për ne"- tha Jahaj.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended